Përlotet Herion Mustafaraj: Prindërit u divorcuan… më pas kisha dy nëna dhe dy baballarë

Në një rrëfim si kurrë më parë, aktori Herion Mustafaraj ka treguar për “S’e Luan Topi”, historinë e ndarjes së prindërve të tij, kur ai ishte ende shumë i vogël.

I përlotur ai tregon sesi të gjithë tregonin për prindërit e tij si një çift i shkëlqyrer. “Gjynah, i kanë marrë më sysh”, thoshin njerëzit , i rrëfeu artisti moderatores Erjona Rusi.

“Ky ishte fati i jetës, pastaj babai u martua dhe nëna disa vite më pas po ashtu. Kështu pas pak kohësh kisha 2 nëna dhe 2 baballarë. Zonja Farushe që u martua me babin tim është një zonjë e përkryer, më donte më shumë se fëmijët e tjerë që bëri me babain tim. Edhe burrin e mamasë nga ana tjetër e kisha si shok, ishte nga një familje shumë e mirë. Njerëz shumë të mirë, shumë të kulturuar. Ata ma bënë atë vështirësinë e ndarjes së familjes më të lehtë”, tha ai.

Share With:
Translate »
66 Views