“Vetëm atë kam”/ E ëma i flet për herë të parë publikisht, Enxhi Nasufi ‘mbytet’ në lot

Moderatorja dhe këngëtarja Enxhi Nasufi emocionoi publikun e “S’e Luan Topi” këtë të shtunë me rrëfimin e saj për familjen e në veçanti të ëmën.

Enxhi u përlot kur pa se për herë të parë mami vendosi të dalë publiku dhe t’i shprehë vlerësimin, teksa emocionoi me fjalët e ndjera:

“Po e bëj këtë mesazh se e di që është një kujtim që do t’i ngelet gocës sime gjithë jetën dhe të them që ti je ajo vajza që do të dëshironte çdo nënë ta kishte. Ti je ajo vajza që na ke bërë krenare dhe ndihem nëna më e vlerësuar në botë. Sot nuk do të jem më modeste me ty, sepse ti ke arritur të kesh zemrën ashtu si ke dhe pamjen.

Je vajza më me këmbë në tokë, ajo që nuk ke ecur me hapat e shpejtë por e di që çdo hap që ke hedhur, e ke hedhur vetëm me forcën dhe mundin tënd. Nga unë ke pasur gjithmonë mbështetje morale, por jo emocionale. Mesazhi që po të jap është që ti të ecësh para, ashtu si ke bërë deri tani, duke qenë e drejtë. Të dua shumë!”

Këngëtarja e befasuar që e ëma i foli publikisht dhe që për herë të parë tha vetëm vlerësime dhe asnjë kritikë për të, iu drejtua të ëmës me fjalë zemre:

“Vetëm atë kam dhe pa dashur, ndonjëherë i shfry shumë më shumë gjëra nga sa ajo meriton. Sepse vetëm atë kam dhe ndonjëherë i kam për të mirëqenë. E dyta, është që unë jam shumë krenare dhe shumë mirënjohëse që kam një nënë si ajo, që më jep një shembull shumë të mirë, që në fund fare dhe më e rëndësishmja është kjo këtu (zemra)”.

Intervista e plotë:

 

Share With:
Translate »
130 Views