Përlotet Klea Huta: Jam krenare për prindërit e mi, nuk e kanë pasur të lehtë

Moderatorja, aktorja dhe këngëtarja Klea Huta është përlotur mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”.

Ajo ka treguar si ka nisur karrierën dhe për këtë ndihmesa më e madhe padyshim ka qenë familja.

Ndër të tjera, Klea i ka konsideruar prindërit si gjënë më të shtrenjtë që ka dhe është shumë krenare për ta.

“Në ka një gjë më të shtrenjtë në jetën time është familja. Edhe unë e di shumë mirë se nuk e kam pasur të lehtë si për çdo familje shqiptare, për më tepër tre vajza, që janë krenarë për vajzat e tyre që kanë, me edukatën dhe gjithçka që na kanë dhënë. Ne jemi akoma më shumë krenarë për ta. Unë uroj me shpirt që ata ta kenë jetën sa më të gjatë dhe shëndet. Edhe ju dua më shumë se jetën time”, u shpreh Huta.

Share With:
Translate »
143 Views