Përmbyten katet e para të tre shkollave në Tiranë
Katet e para të tre shkolla të Tiranës janë përmbytur për shkak të reshjeve të shiut të mbrëmjes së djeshme.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini informon se janë përmbytur katet e para të të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm
Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.
“Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër” informon ministrja Shahini në një postim në facebook.