Përmes një loje Holandezët kanë gjetur zgjidhjen se si fëmija t’i dalë për zot vetes

Kjo foto është shkrepur për New York Times nga Kostyukov dhe për ata që pyesin se ç’duan këta të rinj në mes të pyllit, përgjigja është “Dropping”. Në Holandë kjo do të thotë se grupe të rinjsh, kryesisht para moshës së adoleshencës marrin pjesë në këtë sfidë, duhet të shpërndahen në pyll dhe më pas të gjejnë rrugën e kthimit. Në përgjithësi ata dalin në orën 2 ose 3 të mëngjesit. Për disa mund të duket çmenduri, por nëse je holandez e kupton më së miri qëllimin.

Në Holandë, fëmijët mësohen të mos varen shumë nga të rriturit, pra të mësohen me pavarësinë dhe të përballen me sfidat e jetës pa qenë nevoja për të thënë qysh në vështirësinë e parë: Mami, babi më ndihmoni! Nga ana tjetër, prindërit holandezë mësohen me idenë që ti lenë fëmijët të zgjidhin vetë hallet e tyre. Kjo lloj sfide ka të bëjë me idenë se si një i ri, edhe në momentet kur ndihet tepër i lodhur, i uritur apo I çorientuar të dijë se sit ë përballojë situatën.

Thuajse gijthë fëmijët holandezë e kanë kaluar në këtë moshë sfidën Dropping. Madje holandezët habiten kur njerëz të tjerë pyesin, sepse në Holandë është diçka krejt normale./ New York Times/

Share With:
Translate »
513 Views