Përse ndjekësit po e kritikojnë aq shumë Tunën në këtë foto me dy djemtë?

“Luta Zotin të më sjellë një mashkull që të më dojë gjithmonë, ai më bekoi me dy djem. Gëzuar ditën e nënës!”- kështu do të shkruante në maj, këngëtarja e dashur Tuna, teksa shfaqej në një sallë lindjeje, në atë që mund të quhet momenti më i rëndësishëm për një nënë, takimi më krijesën e saj të sapolindur. Gjëja e parë që me siguri çdokush mendoi ishte që ato foto i përkisnin Tianit, por jo, Tuna ishte bërë nënë për herë të dytë.

Nga ai moment e deri më sot këngëtarja e njohur, ndonëse është shkëputur përkohësisht nga muzika, ruan kontaktet me fansat me anë të Instagram-it, ku sigurisht nuk mungojnë kurrë dy djemtë saj: Tian dhe Zen. Por një foto e postuar së fundmi prej saj ka ngjallur shumë polemika dhe reagime negative në radhët e ndjekësve. Këta të fundit janë shprehur të indinjuar rreth mënyrës si Tuna mban djalin e vogël, duke i vënë në dukje se mund t’i dëmtojë kokën.

Share With:
Translate »
470 Views