Përse nuk duhet të hani banane në mëngjes, dietologët shpjegojnë arsyen

Ka disa njerëz të cilët nuk preferojnë të hanë mëngjes, por thjesht konsumojnë një banane në vend të një vakti të plotë me kalori. E dimë që kjo gjë është e lehtë, pasi nuk ju vonon për në punë ose në aktivitetet e tjera të ditës.

Por nëse deri sot ju e keni konsumuar bananen në mëngjes, ju sugjerojmë të mos e bëni më, pasi kjo gjë sipas dietologëve është e gabuar

Bananet kanë në përbërjen e tyre mesatarisht 25% sheqer, që japin energji në momentet e para, por të lënë në një gjendje gjumi dhe lodhjeje vetëm pak më vonë, gjithashtu krijojnë probleme me sistemin tretës.

Nëse doni të konsumoni patjetër këtë frut në mëngjes, këshillohet që të konsumohet pas një vakti të shëndetshëm.

Share With:
Translate »
271 Views