Pesë shenja që tregojnë se bebet kanë vapë

Me qëllimet më të mira, prindërit, madje edhe gjatë ditëve të ngrohta të verës kanë nevojë që fëmijës t’i “hedhin” diçka mbi krahë apo mbi stomak apo t’i vënë kapelën e pambuktë sapo të shfaqet flladi i parë.

Ajo për të cilën nuk mendojnë është që edhe vapa është njësoj e rrezikshme për shëndetin e fëmijës.

1. Nëse koka dhe qafa janë të lagura, do të thotë që bebja është djersitur.

2. Kujdesuni si merr frymë bebja. Frymëmarrja e shpejtë është simptomë e vapës.

3. Nëse fytyra e fëmijës është më e kuqe se zakonisht ose i janë shfaqur puçrra.

4. Mbështeteni dorën e fëmijës në gjoks, nëse është e nxehtë, do të thotë edhe një shenjë e vapës.

5. Nëse fëmija nuk mund të flejë dhe është i shqetësuar, ka mundësi që të jetë i nxehte. 

Share With:
Translate »
997 Views