Photoshop apo ndërhyrje? Aleksia Peleshi publikon foto të viteve më parë dhe ironizon ‘gojët e liga’

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi është bërë e njohur për publikun që në moshë të vogël dhe ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave.

Si figurë publike ajo është komentuar gjerësisht dhe po ashtu nuk kanë munguar zërat që bukuroshja mund të ketë bërë operacione plastike.

Së fundmi, ajo ka vendosur që t’u përgjigjet këtyre akuzave duke publikuar në InstaStory imazhe kur ka qenë më e vogë në moshë, 14 dhe 16 vjeç dhe me ironi ka treguar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike.

“14 vjeç. Se më kish ngel merak a ju ze gjumi natën ju syshqiponjat e operacioneve plastike”, ka shkruar ajo krahas fotos.

 

Share With:
Translate »
365 Views