Pink emocionon bashkë me vajzën në klipin e ri | Video
Në tapetin e kuq të çmimeve Grammy, ajo u shfaq me vajzën, të ëmën dhe bashkëshortin. Dhe njëherë tjetër, vajza e këngëtares u bë qendra e vëmendjes e këtë herë jo në ceremoni eventesh por në videon më të re muzikore të Pink.
Artistja 38 vjeçare, publikoi dje këtë baladë vërtet emocionuese në kanalin e saj në YouTube. Pink e nis videon duke vështruar kamerën e më pas fillon të këndojë tekstin prekës.
“Wild hearts can’t be broken” titullohet kënga dhe në të shfaqet dhe Willow, vajza e këngëtares që ajo e mban në krahë.
Videoja vjen si bashkëpunim me UNICEF dhe si ambasadore e organizatës, Pink tha që do të bënte dhe një donacion për organizatën e fëmijëve.