Placenta previa, një nga faktorët që ndikon në dëmtimin e placentës suaj

Në momentin kur ju ngeleni shtatzënë, brenda mitrës suaj zhvillohet placenta, e cila i siguronë oksigjen dhe lëndë ushqyese fetusit.

Në shumë raste, placenta realizon punën e saj pa problem, por ndonjëherë shfaqen probleme me placentën e që mund të rezultojnë një sërë ndikimesh, duke përfshirë lindjen e parakohshme apo edhe abort shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Placenta shërben për një sërë funksionesh thelbësore gjatë shtatzënisë, si:

-Bartjen e oksigjenit dhe lëndëve ushqyese nga sistemi i qarkullimit të gjakut të nënës tek fetusi;

-Mbrojtja e fetusit nga sistemi imunitar i nënës;

-Sekretimi i progesteronit, gonadotropinës korionike njerëzore (hCG) dhe estrogjenit, horomone të cilat janë të nevojshme për të mbajtur shtatzëninë.

Nëse ndonjë nga këto funksione është i dëmtuar, shtatzënia juaj mund të rrezikohet nga lindja e parakohshme.

Problemet e mundshme të placentës

Një numër problemesh që mund të dëmtojë placentën tuaj janë:

Korioamnioniti

Korioamnioniti është një infeksion bakterial i membranës që përbën ujërave.Zakonisht, ky infeksion udhëton përmes qafës së mitrës nga vagina.Kjo gjendje kërkon trajtim me antibiotikë.

Placenta accrete

Nëse placenta ngjithet shumë thellë në mitër quhet accreta.Në shumë raste, accrete mund të shkaktojë hemorragji pas lindjes.

Placenta previa

Kur placenta rritet mbi ose afër hapjes së brendshme të qafës së mitrës quhet placenta previa.Kjo gjendje mund të parandalojë lindjen e sigurt vaginale.Previa shoqërohet me një rrezik të lartë të gjakderdhjes vaginale përgjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
166 Views