“Plaksh malet”, Olta Boka ia uron kështu ditëlindjen idhullit të saj
Këngëtarja Olta Boka është tepër e lidhur me të atin, Reshit Bokën dhe këtë s’ngurron të na e tregojë në rrjete sociale sa herë i jepet mundësia.
Sot, idhulli i saj feston ditëlindjen, ndaj Olta zgjodhi fjalët më të veçanta për të uruar babain e saj, me një portret shumë të këndshëm familjar.
“Plaksh malet o @reshitboka
Zoti me dha fat qe kur vendosi te isha bija jote! Lutem te kesh shendet e jete te gjate dhe mos te mungoje kurre buzeqeshja! Ne kemi qene perhere bashke e keshtu qofshim deri ne fund!
Gezuar ditelindjen idhullit, shembullit, modelit tim te femijerise! Je unik!”- ka shkruar këngëtarja, krenare pafund për të atin.
Prej 8 muajsh, Olta Boka po shijon ndjesinë më të bukur në botë, atë të qenurit nënë. Në muajin korrik, ajo solli në jetë Gaian, vajzën e saj të parë.