Po mbronte pronarin 16 vjeçar nga hajdutët, qeni hero qëllohet 3 herë

Një qen mori 3 plumba në qafë dhe këmbë duke u përpjekur për të mbrojtur pronarin e tij adoleshent ndërsa 2 burra hynë për të vjedhur në shtëpi.

Policia tha se Javier Mercado ishte në shtëpi vetëm me qenin Rex kur dy hajdutët hyën në shtëpi duke thyer një derë prej xhami mbrëmjen e së mërkurës.

Mercado u fsheh në një dollap në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe telefonoi policinë. Ndërsa Rex i vendosur për të mbrojtur pronarin e tij 16 vjeçar zbriti në katin e poshtëm për t’u përballur me grabitësin.

Qeni u rrah nga grabitësit, të cilët e lanë në katin e parë dhe shkuan më pas në katet e sipërme për të plaçikur dhomat. Kur hynë në dhomëm ku po qëndronte Mercado i fshehur, Rex u përplas me to dhe u qëllua 3 herë.

Plumbat e goditën qenin në qafë, këmbë dhe gju.

Hajdutët u larguan nga shtëpia kur dëgjuan sirenat e shtëpisë.

Familja tashmë po kërkon donacione për shërimin e Rex i cili arriti që ti mbijetonte plumbave por duhet ti nënshtohet kujdeset mjeksor, për shkak të gjendjes së rëndë.

Share With:
Translate »
694 Views