12 torta për një ditëlindje, Lori i feson çdo muaj të bijës | Video

Shkurti i 2017-s i bëri çiftit të njohur shqiptar dhuratën më të bekuar që mund të marrin dy të dashuruar. Balerina Lori Bala dhe Dj Olti u bënë për herë të parë prindër me vogëlushen që e pagëzuan Elois. Që nga ajo kohë tashmë ka kaluar një vit dhe ne e njohim me detaje, sepse në rrjetet sociale të prindërve të saj është vetëm ajo.

Ndërsa para pak ditësh Eloisi mbushi një vjeç në një festë private me familjarët dhe miqtë e prindërve të saj, ne kemi menduar t’i bëjmë një dhuratë të çmuar që do ta ketë kujtim gjithmonë.

Në fakt dhuratën ia ka bërë mami Lori, si një detajiste që është, duke i festuar vogëlushes çdo muaj të lindjes me një tortë të veçantë. Ndërsa ne veçsa i koleksionuam dhe i sollëm në formën e një videoje. 12 torta për një ditëlindje, shpresojmë që jeta e Elois të vazhdojë kaq mbarë sa ç’ka nisur. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
6351 Views