Po provonte xhiron e frikshme/ Tmerrohet 13-vjeçarja, përplaset papritur me një pulëbardhë
Në kohën e gabuar, në vendin e gabuar. Kështu mund të themi për vajzën 13-vjeçare, e cila sapo kishte hipur në një makineri gjigande lojërash, kur një pulëbardhë, vjen me shpejtësi dhe i qëndron në qafë. E mitura shokohet, por reagon menjëherë, duke e kapur pulbardhën dhe duke e hedhur pas krahëve. Më pas ajo shijon xhiron e frikshme, që jo të gjithë mund ta bëjnë, pasi shumë prej njerëzve e quajnë të rrezikshme.
13-vjeçarja tha:
E dija që në atë moment nuk kishte kthim prapa. Nuk dija se çfarë të bëja, sepse ndërkohë ishim duke lëvizur, kështu që e kapa pulbardhën dhe e hodha pas krahëve.
INCOMING!! ? A seagull flew straight into a teen’s face while she was on a ride at the Jersey Shore! Amazingly, the girl and the bird weren’t hurt. pic.twitter.com/uoTeVSZNkN
— njdotcom (@njdotcom) July 21, 2021