Po takonte vajzën, Princ Leka sulmohet fizikisht nga Elia dhe babai i saj Gjergj Zaharia

Tirane – Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish- vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij.

Nën kërcënimin verbal dhe fizik, princ Leka është detyruar të largohet nga oborri mbretëror për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare.

Një fallxhore kishte parashikuar ndarjen, NYpost shkruan për divorcin e Elias dhe princ Lekës

Menjeherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Gjithashtu Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore shoqëruar dhe me kartën përkatëse. Pritet seanca gjyqësore për të marr një vendim në lidhje me këte çështje

Lajmi ne perditesim…

Share With:
Translate »
44 Views