‘Po tentojmë’/ Dj PM zbulon planet me partneren e tij Sarën
Dj PM dhe Sara Berisha, kanë qenë dy ish-konkurrentë të formatit ‘BBV1’ mes të cilëve lindi një romancë tepër e bukur e cila ka zgjatur deri ditët e sotme.
Gjatë një interviste të dhënë së fundmi nga Dj PM, ai ka zbuluar pak më tepër lidhur me marrëdhënien e tij dhe Sarës.
I pyetur nëse kanë menduar të hedhin një hap më shumë apo të krijojnë një familje, PM është përgjigjur kështu:
‘Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim.’