Polici arreston dy fëmijë 6 vjeçarë në shkollë
Një oficer amerikan është pezulluar nga puna pasi arrestoi dy fëmijë 6 vjeçarë në një shkollë në Orlando, Florida.
Një prej fëmijëve, një vajze iu vendosën prangat pasi në zemërim e sipër i gjuajti mësueses, tha gjyshja e tyre.
Oficeri, Dennis Turner, u pezullua pasi zyrtarët thanë se ai nuk siguroi lejet e nevojshme për arrestimin e fëmijëve.
Ndërsa prokurorët raportuan se po përpiqen të fshijnë arrestimet nga të dhënat e tyre.
Të dy fëmijët u akuzuan për sjellje të keqe. Ndërsa për arrestimin e fëmijës tjetër, që ndodhi në një incident të dytë, ende nuk ka shumë informacione.
“Fëmijët nuk do të ndiqen penalisht dhe po aq e rëndësishme është heqja e arrestit nga regjistrat e fëmijëve,”-tha Avokat i Shtetit, Aramis Ayala.
Asnjë prej fëmijëve nuk është identifikuar nga policia.