Politikanja shqiptare, poston fotot e të birit që e kafshoi një qen endacak në shkollë: Duhet trajtuar ky problem

Ka publikuar disa foto të djalit të saj 9 vjeçar i cili është sulmuar nga një qen endacak pranë shkollës së tij në Prishtinë. Në foto duket plaga që ka marrë djali Edoni në këmbë dhe që ka nxitur reagimin e nënës së tij, Mimoza Kusarit me një thirrje për autoritetet.

Kryetarja e grupit parlamentar të VV, poston fotot e të birit që

Kryetarja e grupit parlamentar të VV, poston fotot e të birit që

Kryetarja e grupit parlamentar të VV, poston fotot e të birit që

Ajo thotë se kjo ngjarje nuk i ka ndodhur vetëm djalit të saj, por qindra fëmijëve të tjerë. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se duhet një trajtim përmbajtësor i problemit të qenve endacakë. Por gjithashtu ajo shton se duhet ndryshuar edhe mënyra se si njerëzit i trajtojnë ata: Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimmarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngremë vëmendjen për trajtimin e qenve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,
Hapësirat brenda dhe jashtë shkollave, lagjet dhe hapësirat e qyteteve e fshatrave tona, po rrezikohen nga qenët endacakë të cilët shpesh po sulmojnë qytetarët e vendit, përkundër masave të cilat po deklarohen se po merren nga niveli komunal.
Sot cak i një sulmi nga qenët endacakë ishte djali ynë Edoni, 9 vjeçar, në afërsi të shkollës së tij “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë.
Sulmi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës. Reagimi i mësuesës, drejtoreshës dhe pastaj emergjencës ka qenë i menjëhershëm dhe pas intervenimit kirurgjik (qepjes) në Emergjencë, Edoni është duke u trajtuar në shtëpi. I falenderoj me radhë të gjithë që sot ishin me Edonin pas sulmit që i ndodhi.
Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata.
Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq.
Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre.
Nuk e fajësoj askënd sonte, dua të kalojmë këtë mbrëmje me falenderimin se nuk u bë më keq, por jo edhe për të ardhmen. Nuk dua të pranoj si standard këtë realitet, e nuk duhet askush të lejoj të kemi siguri të këtij niveli në rrugët tona.

Kryetarja e grupit parlamentar të VV, poston fotot e të birit që

Kryetarja e grupit parlamentar të VV, poston fotot e të birit që

Disa orë më vonë, zonja Kusari postoi foto me djalin duke treguar se ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, pas ndërhyrjes me qepje në zonën ku u kafshua.

Kryetarja e grupit parlamentar të VV, poston fotot e të birit që

Ndërkaq edhe në Tiranë ka patur raste sulmesh nga qen endacakë në rrugë. Rasti i fundit ishte me djalin 10 vjeçar i cili u sulmua në një zonë periferike të Tiranës, dhe pas plagëve të marra u dërgua menjëherë në spital. I ati i fëmijës Odise Koka denoncoi rastin pranë institucioneve vendore, të cilat merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.

Kryetarja e grupit parlamentar të VV, poston fotot e të birit që

Share With:
Translate »
484 Views