Portreti i një femre: Mozzik zbulon tatuazhin e ri domethënës

Tatuazhet janë lloji më special i dedikimeve dhe Mozzik sapo e ka vërtetuar me tatuazhin e tij më të ri. Në një video të postuar në Instastory reperi ka treguar se ka bërë tatuazh portretin e nënës së tij në krah.

Ai ka filmuar fillimisht tatuazhin e më pas e kaloi kamerën nga e ëma për të dëshmuar se fytyra në krahun e tij është portreti i nënës.

Ndërkohë Mozzik dhe Getinjo sapo  kanë publikuar projektin e tyre më të ri “ Para Siempre” që rezulton mjaft e suksesshme. Mozzik dhe partnerja e tij Loredana janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, pavarësisht se akoma nuk e kanë pranuar publikisht.

Share With:
Translate »
943 Views