Postoi në TikTok video të pacienteve nga salla e lindjes, arrestohet mjeku anestezist në Tetovë

Policia e Tetovës ka arrestuar të premten pasmesnate një mjek anesteziolog në Spitalin e Tetovës, pasi kishte xhiruar një video nga Reparti i Gjinekologjisë, të cilën më pas e kishte postuar në TikTok.

Arrestimi i mjekut është bërë pas denoncimit të bërë nga drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Pëllumb Vela. Ai e ka cilësuar publikimin e videos si “të papranueshme”.

“Ky veprim për ne është i pakuptueshëm. Dënojmë çdo sjellje joprofesionale të stafit mjekësor ndaj pacientëve”, ka thënë për TV21, drejtori i spitalit, Vela.  Mjeku anestezist kishte publikuar video nga salla e lindjes ku  shiheshin gratë të cilat përjetonin dhimbjet e lindjes.

Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi qytetarët kanë kërkuar masa urgjente nga institucionet përkatëse, por edhe masa tjera për parandalimin e publikimeve të tilla të cilat cenojnë privatësinë e njerëzve.

Share With:
Translate »
76 Views