Postpartum, gjithë veshjet e Meghan Markle nga udhëtimi i saj në Afrikë

Udhëtimi i parë i Princ Harry-t, Meghan dhe Archie-t si familje nisi këtë javë, kur ata mbërritën në Cape Town, destinacioni i parë i udhëtimit dhjetë ditor. Kanë kaluar vetëm dy ditë që nga ai moment dhe Meghan ka veshur mjaftueshëm rroba sa për të krijuar një listë.

Ditën e parë, Meghan dhe Harry vizituan qytezën Nyanga. Meghan veshi një fustan të bardhë dhe të zi nga Mayamiko me espadrille të zeza.

Për të vizituar District Six Museum në Cape Town, Meghan veshi një fustan blu nga Veronica Beard. E ka veshur dhe një herë më parë, në tetor të 2018-s.

Ditën e dytë, Meghan vizitoi Monwabisi beach në Cape Town veshur me një xhaketë xhins nga Madewell, mbi këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. Veshja u kombinua me një palë këpucë të sheshta nga Brother Vellies.

Për Auwal Mosque, Meghan u ndërrua në një fustan të gjatë dhe modest nga Staud me këpucë të sheshta nga Sam Edelman. Gjithashtu, dukesha mbuloi flokët.

Në një pritje në rezidencën e komisionerit britanik në Cape Town, Meghan riveshi fustanin me vija të Martin Grant që e pamë për herë të parë gjatë udhëtimit të çiftit në Australi.

Share With:
Translate »
542 Views