Pra, si përfundim është apo jo shtatzënë Loredana? Zbulohet e vërteta

Prej ditësh në media qarkullon lajmi se Loredana është shtatzënë për herë të dytë. Në fakt ka qenë vetë reperja ajo që i ka nxitur thashethemet lart e poshtë për shkak të postimeve të saj në rrjete sociale. Pak ditë më parë, ajo bëri namin në rrjet teksa shprehu publikisht dëshirën për një fëmijë të dytë (me Mozzik sigurisht). Pasi shkroi “Dua një fëmijë të dytë”, ajo ndau një sërë fotosh me partnerin dhe ndjekësve të dyshes aq iu desh.

Po ashtu edhe Mozzik në të njëtën ditë publikoi foto në Instagram me  Hanën dhe Loredanën. Fansat e përkthyen këtë si një përgjigje pozitive për zgjerimin e familjes me Loredanën.

Ndërkohë që fansat kanë nisur edhe nga “bastet” nëse Hana do të bëhet me motër apo vëlla, por keq na vjen t’ju themi se në gjithë këtë histori nuk ka asgjë të vërtetë!

“Pive” ka mësuar nga burime pranë çiftit se një fëmijë i dytë është thjesht në dëshirat e Loredanës. Reperja nuk është shtatzënë dhe nuk do të kemi një zgjerim të familjes, të paktën për momentin. Nga ana tjetër, Loredana ka në fokus aktualisht edhe karrierën e saj si repere me famë. Këto ditë ajo po xhiron një klip të ri dhe imazhin e saj ja ka besuar artistëve nga Kosova, me të cilët ka punuar gjithmonë.

Madje në xhirimet për klipin e ri duket se e ka shoqëruar edhe Mozzik. Para pak ditësh grimierja, Sellma Kasumoviq, ndau në Instagram një video të Loredanës, ku në sfond dëgjohej zëri i Mozzik, i cili luante rolin e reperes. Kjo video u shpërnda me shpejtësi nga fansat e dyshes, që mezi presin t’I shohin ata të dalin hapur bashkë.

Share With:
Translate »
247 Views