Pranë detit me Amelinë, Miriam Cani ndan momentin e ëmbël krah së bijës

Kjo fundjavë e ka gjetur familjen Skënderaj në bregdet. Ka qenë Miriami që ka publikuar në rrjetet sociale një foto me të bijën, Ameli, ku shfaqen të dyja shumë të qeshura dhe të kombinuara në ‘look’. Vihet re që nënë e bijë janë të veshura me fustan dhe me syze me ngjyra.

“Mësojini të dëshirojnë gjërat e duhura”, ka shkruar Miriami krahas fotos, duke dhënë në këtë mënyrë edhe një këshillë për të gjithë nënat e reja.

Kujtojmë që në muajin janar Cani i dedikoi të birit, Duam, një këngë me rastin e 1-vjetorit, e cila është bërë himn për shumë nëna.

Share With:
Translate »
301 Views