Pranë Xhensilës dhe Ajkës, Bes Kallaku i uron të gjithë me fjalët më të ndjera për Vitin e Ri

Bes Kallaku ka zgjedhur t’i urojë të gjithë ndjekësit e tij me anë të një fotoje pranë bashkëshortes së tij, Xhensila Myrtezaj dhe vajzës së tyre, Ajka.
Aktori i njohur i humorit ka ndarë një moment të veçantë pranë më të dashurave të tij, duke uruar Vitin e Ri për të gjithë fansat.
“Gëzuar miq. Shikoni gjithmonë drejt së ardhmes dhe mos lejoni askënd t’ju fikë buzëqeshjen. Zoti ju ruajt, familja Kallaku”, ka shkruar Besi krah pamjes së lumtur të Ajkës dhe Xhensilës.
Urimet e personazhet e njohur ditën e sotme kanë qenë të ndryshme, duke ndarë me ndjekësit e tyre fotot më të veçanta të familjes së tyre.

Share With:
Translate »
545 Views