Prej vitesh nuk e feston ditëlindjen, Valeri mes lotësh zbulon arsyen prekëse
Valer Kolnikaj i është bashkuar spektaklit të Fermës Vip.
38 vjetori Valerin e ka gjetur brenda mureve të fermës larg familjes dhe rutinës normale.
Ai ka zbuluar se prej kohësh nuk e feston më ditëlindjen dhe shkak është humbja e të vëllait.
Rrëfimi i tij ka emocionuar të gjithë banorët.
Valeri ka folur për humbjen e të vëllain, mungesën e të cilit e ndjen çdo ditë.
“Kam pas festuar gjithmonë, deri në një moment, pas atij momenti s’ka ndodhur të festoj më. Kam festuar gjithmonë kur kisha vëllain, e festonim njëherësh, pavarësisht se e kishte muajin tjetër, me 25. Ishim mësuar të festonim gjithmonë bashkë. Qëkur nuk është më ai, nuk kam festuar më”, tha ai mes lotësh.