Prekëse | Humbën jetën në sulmet ajrore, babai vajton mbi trupat e 3 fëmijëve

U vranë nga sulmet ajrore në Siri, babai vajton mbi trupat e 3 fëmijëve të tij

Të paktën 16 civilë, përfshirë 7 fëmijë janë vrarë nga sulmet ajrore siriane dhe ruse në rajonin e Idlibit të mbajtur nga xhihadistët.

Fotot nga vedngjarja tregojnë momentin prekës kur një baba vajton mbi trupat e vdekur të tre fëmijëve të tij dhe një foshnje që ishte kushëriri i viktimave.

Të gjithë u vranë nga një shpërthim të mërkurën në qytetin Maaret al-Numan.

Ndërkohë fëmijët e tjerë të plagosur janë të shtrirë në shtretër.

Forcat siriane të mbështetura nga Rusia kanë luftuar që nga prilli për të marrë pushtetin në Idlib që kontrollohet nga forcat kryengritëse xhihadiste.

Share With:
Translate »
529 Views