Mastitisi, infeksioni i gjirit pas lindjes; Nga vazhdimi i ushqyerje me gji deri tek trajtimi, ja ç’duhet të dini

Krahas përkujdesjes që duhet treguar për foshnjën, gjatë shtatzënisë duhet treguar kujdes edhe për shëndetin e nënës. Është e rëndësishme që ajo të jetë e shëndetshme si gjatë kësaj periudhe, ashtu edhe pas saj. Nëna e ardhshme mund të ketë nevojë për shumë vëmendje, nëse e fillon shtatzëninë me probleme ekzistuese shëndetësore. Një nga këto rreziqe është dhe mastitisi.

Mastitisi është një infeksion, që mund të shfaqet kur bakteret prekin gjirin, gjatë kohës që ushqeni foshnjën. Kjo mund të ndodhë, kur foshnja nuk pozicionohet si duhet ose kapet pas thithave, në vend që ta kapë zonën përreth tyre (areolën) me buzë apo me mishin e dhëmbëve. Ndonjëherë, bakteret mund të futen në gji pa dhënë asnjë shenjë. Mastitisi mund të prekë një ose të dy gjinjtë. Kur gjiri infektohet, ju keni temperaturë dhe të përziera, njëlloj si të ishit me grip. Ai mund të pezmatohet, forcohet, ënjtet dhe skuqet, madje do ta ndieni edhe më të nxehtë se zakonisht. Nëse mjeku dyshon për një abscess të gjirit, mund t’i nënshtroheni një kontrolli me ultratinguj.

Trajtimi. Për mjekimin e mastitisit, në përgjithësi, përdoren antibiotikë. Meqenëse ky infeksion shkakton shumë dhimbje, mund të tundoheni edhe të hiqni dorë nga ushqyerja e foshnjës me gji. Është mirë që të vazhdoni gjidhënien ose shtrydhjen me pompë, sepse kështu do t’i zbrazni gjinjtë dhe do të lehtësoni shtrëngimin. Infeksioni nuk përhapet në qumësht, kështu as antibiotikët që do të përdorni nuk do ta dëmtojnë foshnjën, ndonëse mund të vëreni një ndryshim në ngjyrën e jashtëqitjes së saj. Dhimbjet mund të lehtësohen disi, duke vendosur në gjirin e infektuar kompresa të ngrohta disa herë në ditë. Për të ulur temperaturën ose për të lehtësuar dhimbjet, mund të përdorni acetaminofen ose ibuprofen. Thajini gjinjtë mes vakteve që ushqeni foshnjën dhe shtrëngojini fort, që të shërohen plotësisht.

Informacioni është marrë nga libri : Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme sjellë në shqip nga Botimet Living

Share With:
Translate »
732 Views