Premtimi prej BABAI i moderatorit të “Fiks Fare” për vajzën e tij
Për aktorin dhe moderatorin e “Fiks Fare”, sot është një ditë tepër e rëndësishme pasi vajza e tij, feston 2-vjetorin e lindjes.
Devis Muka nuk ka nguruar që këtë gëzim ta ndajë me ndjeksit e tij në rrjetet sociale, duke bërë një dedikim të ëmbël për vogëlushen Negin.
Aktori ka postuar një fotografi të vogëlushes, e cila shihet pranë tortës me numrin dy. Bashkangjitur postimit të tij, Devisi shkruan:
“Ndonjëherë nuk do t’i kuptoj zgjedhjet e tua. Ndonjëherë nuk do mund t’i ndjek ëndrrat e tua. Ndonjëherë më duhet të lë të gabosh. Ndonjëherë nuk do jemi dakord. Por nuk do jetë asnjëherë, ta siguroj asnjëherë që nuk do jem në anën tënde”.
“Do jem gjithmonë me ty, në anën tënde … në fitore dhe në humbje. Sepse gjithçka që ti bën është njësoj sikur ta kisha bërë dhe unë… sepse ti je një pjesë e imja. ME E MIRA. Gëzuar ditëlindjen Negin”.