Mrekulli, ndahen binjakët e lidhur në kokë

Kirurgët në kryeqytetin indian, Delhi, kanë kryer një operacion mjaft të vështirë për të ndarë djemtë binjakë të cilët ishin të bashkuar në majat e kokave të tyre.
“Dy-vjeçarët Jaga dhe Kalia iu nënshtruan 16 orëve të operacion dhe tani janë në kujdes intensiv”- thanë mjekët.

Një ekip prej 30 mjekësh kryen operacionin në një spital shtetëror, i pari i këtij lloji në Indi .Djemtë kanë lindur me enë të gjakut dhe inde të trurit, një kusht shumë i rrallë që ndodh një herë në rreth tre milionë lindje.
Drejtori i Institutit Indian të Shkencave Mjekësore, Randeep Guleria, tha se 18 ditët e ardhshme do të jenë tepër kritike për të vërtetuar suksesin e operacionit.

“Të dy fëmijët kanë probleme të tjera shëndetësore. Jaga ka probleme zemre, Kalia ka probleme në veshka”, tha neurokirurgu.

Mjekët thanë se puna më sfiduese pas ndarjes ishte të siguronin mbulim të lëkurës në të dy anët e trurit për fëmijët, pasi kirurgjia kishte lënë vrima të mëdha në kokë.

“Nëse binjakët e kalojnë këtë, hapi tjetër do të jetë rindërtimi i kafkave te tyre,” tha kirurgu plastik Maneesh Singhal.

Share With:
Translate »
766 Views