Prezantuesi i njohur bëhet baba për herë të parë

“Mirë se erdhe në jetë Tara, bija ime e bukur. Nuk ka asnjë dyshim që ti je dhe do mbetesh pjesa më e bukur e jetës sime. Zoti te dhëntë shëndet dhe lumturi engjëll i vogël”. Me këto fjalë dhe me këtë pozë shumë të bukur, Genti Zotaj na dha sot lajmin e mirë. Ai është bërë baba për herë të parë. Me Gentin publiku i gjerë është prezantuar përmes ekranit të “Vizion Plus” ku ai drejtoi krah Alketa Vejsiut, edicionin e parë të “Dancing With The Stars Albania”. Ky ka qenë dhe angazhimi i tij i fundit televiziv. Por asnjëherë s’është vonë për të vazhduar një rrugë të nisur mirë, sado e gjatë të ketë qenë ndalesa… Ne i urojmë Tarës së tij jetë të gjatë e të lumtur!

Share With:
Translate »
1929 Views