Prezantuesi përsërit historinë e Majk, ndahet nga e dashura shtatzënë

Historia përsëritet në showbiz-in e Kosovës. 21- vjeçari Meriton Mjekiqi, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar gjatë spektaklit “Dance with Me” si partner i Rovena Stefës, është ndarë nga e dashura shtatzënë, vetëm një muaj pasi ua prezantoi ndjekësve në “Instagram”. Njësoj siç i ndodhi reperit Majk me ish-të dashurën e tij, Majlinda Zekën, (nga e cila u nda para se ajo të sillte në jetë djalin e tyre), edhe Meritoni është ndarë nga partnerja në prag të lindjes.

Në fund të muajit maj, ai postoi në rrjetet sociale një foto të partneres në muajt e fundit të shtatzënisë, duke marrë shumë urime në një ditë, edhe për historinë sekrete të dashurisë, por edhe për faktin që do të bëhej baba për herë të parë në moshën 21-vjeçare. Lajmi u cilësua surprizues në mediat rozë, për faktin se deri në momentin e postimit të fotos, askush nuk ishte në dijeni për të dashurën e prezantuesit simpatik, pasi ai kishte preferuar ta mbante të fshehtë.

Por nuk dihet se çfarë ka ndodhur në katër javë mes tyre, pasi burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë njoftuar se ata s’janë më bashkë. Një nga figurat më simpatike të ekranit, sidomos atij kosovar, Meriton Mjekiqi vetëm me një foto përveçse zbuloi se ishte i dashuruar, dha edhe lajmin se do bëhej baba dhe ky fakt bëri shumë bujë. Partnerja e tij bionde dhe shumë simpatike në muajt e fundit të pritjes së ëmbël u komentua jashtë mase për bukurinë dhe sharmin e saj.

Ky lajm ka qenë i papritur për fansat, pasi ai hiqej si beqar deri në momentin kur dha lajmin se ajo është në muajt e fundit të shtatzënisë. Meriton Mjekiqi bëri shumë bujë në spektaklin “Dance with me” në krah të Rovena Stefës, por edhe për bëmat në Tiranë me vajzat, së bashku me mikun e tij, këngëtarin Trim Jetullahu. Edhe pse shumë i ri në moshë para pak vitesh gjatë xhirimeve të Vitit të Ri, në një nga televizionet kryesore në Kosovë, ai u fotografua pranë Luana Vjollcës.

Top-modeli i njohur ka fituar çmimin “Unë jam Top Model”, që ishte dhe oguri i mirë për t’i hyrë karrierës si prezantues në Kosovë. Së fundmi, e kemi parë të prezantojë përkrah Alaudin Hamitit emisionin “NIN” në Klan Kosova, por në fillim të këtij viti u deklarua se nuk do të ishte më pjesë e tij për t’u shfaqur në një projekt të ri.

Share With:
Translate »
1216 Views