Panik në studio, Flori tregon çfarë mendoi në ato çaste
“Në shtëpinë tonë”, emisioni që transmetohet çdo paradite në Top Channel e ka ndjerë më shumë tërmetin.
Moderatori Florian Agalliu dhe kuzhinierja shfaqën përjetimet e frikshme që kanë patur nga lëkundjet e forta.
Teksa orenditë në kuzhinën e impovizuar kanë filluar të bien, Flori ka marrë zonjën dhe janë larguar nga studio.
“Ne ishim duke regjistruar. Në fillim mendova ta kaloja si situatë, por kur nisën të binin pjatat pas shpinës sime, mendova që të largoheshim. Marrja e zonjës me vete ka qenë instinkt mbrojtës sepse në fakt po mendoja për time bijë që është në kopsht”, shprehet moderatori Florian Agalliu.