Princ Harry në hapat e mamasë së tij, çon deri në fund nismën që Princeshë Diana nisi dikur
Në vitin 1997 Princeshë Diana mori përsipër të udhëtonte drejt Angola-s për një nismë mjaft të vështirë. Princesha përshkoi territorin e rrezikuar nga minat e tokës, duke rritur kështu ndërgjegjësimin për këtë kauzë.
Imazhet e Princeshës së Uellsit që përshkojnë fushën e minuar mbeten ikonike edhe sot e kësaj dite dhe ndikimi i tyre nënkuptonte fillimin e përfundimit të kërcënimit të municioneve në vend. 18 muaj pas vdekjes së saj, një traktat i nënshkruar nga 133 vende u prezantua për të ndaluar armët.
Ndërsa 22 vite pas vizitës së nënës së tij, duka i Sussex, Princ Harry vuri të njëjtin veshje të blinduar në trup si Diana për të shëtitur nëpër një fushë të minuar, pjesërisht të pastër në afërsi të qytetit juglindor të Dirico.
Burime pranë Harry-t kanë zbuluar se pas kaq kohësh ai dëshiron të çojë deri në fund punën që dikur nisi nëna e tij shumë vite më parë.