Alarm në Dibër, humbasin dy fëmijë

Dy fëmijë kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre në Dibër. Ata janë nxënës të klasës së gjashtë dhe banojnë në Kastriot të Dibrës.

Familjarët kanë bërë denoncimin në policinë e Dibrës, disa orë pasi dy të miturit nuk janë kthyer në shtëpi.

Të alarmuar, ata kanë treguar se për herë të fundit që fëmijët kanë dalë nga shtëpia ishin nisur drejt bjeshkëve të Korabit.

Share With:
Translate »
409 Views