Princ Harry rrëmben zemrat e të gjithëve, i rregullon flokët Meghan Markle

Meghan Markle dhe Prince Harry kanë mbërritur në Afrikën e Jugut për turneun e tyre mbretëror, të cilin do e shijojë edhe vogëlushi, Archie. Gjatë kohës që Meghan dhe Harry kanë qenë duke u marrë me disa punë, princi ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me një veprim të tij. Ata kanë vizituar një ‘workshop’ dhe aty u kanë mësuar fëmijëve e grave si të kërkojnë të drejtat e tyre. Në një moment princ Harry është filmuar duke rregulluar bishtin e Meghan dhe kjo e fundit i ka buzëqeshur.

Në fakt ky duket se është kthyer në një lloj zakoni për princin, duke qenë se edhe vitin e kaluar ai u pa duke bërë të njëjtën gjë për bashkëshorten e tij, kur ajo ishte duke prezantuar librin me receta gatimi. Meghan dhe Harry do të qëndrojnë për disa kohë në Afrikën e Jugut ndaj pritet që të shohim akoma dhe më shumë momente të tilla romantike mes tyre.

 

Share With:
Translate »
415 Views