Princ Harry trondit me deklaratën: Jam i rrezikuar siç ishte nëna ime, ka pasur plane për të më vrarë!
Princi Harry ka tronditur së fundmi me deklaratat e tij duke shprehur se është më i rrezikuar seç ishte nëna e tij, princeshë Diana.
Këto deklarata të princ Harry-t vijnë pas publikimit të disa dokumenteve Gjykata e Lartë në të cilat flitet për racizëm dhe ekstremizëm në rastin e kërcënimeve në lidhje me të. Harry pretendon se familja e tij, Meghan Markle dhe fëmijët e tij Archie dhe Lilybet, nuk kanë qenë të sigurt që kur siguria speciale e ofruar nga pallati nuk ishte më e njëjta.
“Unë jam në një pozicion që as nëna ime nuk ishte vite më parë. Sot, me rrezikun që është më i madh, për sa i përket racizmit, dikush do të duhet të mbajë përgjegjësi nëse diçka ndodh”, tha Harry.