Princ Leka flet për të voglën Geraldine dhe zbulon super dhuratën që ajo ka marrë për festa

Para pak ditësh me rastin e Krishtlindjes, Elia Zaharia dhe Princ Leka, prezantuan për herë të parë vogëlushen e tyre me gjithë botën. Ata publikuan disa foto shumë të ëmbla, në të cilat shiheshin duke pozuar përkrah një peme të zbukururar me vogëlushen në krahë.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, shkroi Elia përkrah fotove.

Ndërkohë princ Leka ka dhënë së fundmi një intervistë për një revistë franceze, në të cilën ka folur më shumë për vogëlushen Geraldine. Ai ka treguar se me Elian kanë ndjekur traditën shqiptare, sipas së cilës nëna dhe bebi qëndrojnë disi të izoluar në 40 ditët e para pas lindjes dhe më pas takohen me të afërmit, por Leka është shprehur se tashmë familjarët janë njohur me vogëlushen.

Është një fëmijë i qetë, ushqehet mirë dhe na dhuron shumë shpesh buzëqeshje të bukura. Mezi po i presim qeshjet e saj të para”, është shprehur princ Leka.

Ai ka treguar se e vogla ka marrë shumë dhurata për festa, mes tyre edhe një pjesë muzikore për piano, kompozuar nga një muzikant spanjoll. Princ Leka ka zbuluar se Geraldine ka krijuar një lidhje shumë të ngushtë me mami Elian dhe se ia njeh tashmë zërin.

Share With:
Translate »
445 Views