Princeshë Sofia dhe Princ Carl Philip i Suedisë përsëri prindër

Princi Carl Philip dhe Princeshë Sofia e Suedisë sapo janë bërë prindër për herë të dytë.

Princeshë Sofia ka lindur djalin e dytë pas Princ Alexander.

“Të enjten, në 31 August në orën 11:24, Princeshë Sofia lindi një fëmijë të shëndetshëm në spitalin Danderyd. Mamaja dhe fëmija janë shumë mirë me shëndet”, thuhet në njoftimin në suedisht të familjes mbretërore.  

Çifti nuk e ka zbuluar ende emrin e djalit, por princ Carl Philim dha një deklaratë të shkurtër për reporterët pas shpalljes së lindjes, duke zbuluar edhe gjininë. “Ne jemi të gjithë të lumtur. Është një djalë shumë i këndshëm”, tha ai.

Zakonisht, pak ditë pas lindjes, familjet mbretërore dalin publikisht me foto zyrtare bashkë me fëmijën. Dhe sigurisht që janë shumë të bukura.

Share With:
Translate »
954 Views