Princi Harry dhe Meghan Markle i paskan një ‘borxh’ vajzës që i njohu, çfarë i ka ndodhur asaj?
Vajza që besohet se ka prezantuar princin Harry dhe Meghan Markle, Violet von Westenholz, ruan një profil të ulët publik, edhe pse emri i saj është i njohur tashmë në rrjet. Të paktën, sapo lidhja e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it u bë zyrtare, nisën edhe aludimet për të mësuar se si u bënë bashkë Harry dhe Meghan.

36-vjeçarja Violet von Westenholz sapo ka sjellë në jetë një vajzë me partnerin e saj, Archie Seymour, që e pagëzuan me emrin Lyra – madje spekulimet kanë shkuar deri aty saqë thuhet se çifti mbretëror do të jenë kumbarët e së sapolindurës.

Violet von Westenholz, drejtoresha e Marketingut në “Hong Kong Tatler”, thuhet se ka prezantuar Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it.

Olivia Buckingham, redaktore e “Hong Kong Tatler”, ka postuar një foto të Violet dhe të Lyra-s në Instagram, meqenëse nëna e re ruan një profil të ulët publik: “Të dua shumë Lyra e vogël…” – shkruan Olivia Buckingham, e cila është edhe kumbara e vajzës. Flitet se edhe Meghan dhe Harry mund të jenë kumbarë gjithashtu për t’i shlyer ‘borxhin’ mblesës së tyre.
Miss von Westenholz dhe Princi Harry janë miq që kur ishin të dy adoleshentë, madje rregullisht janë bërë pjesë e aktiviteteve të ndryshme të Pallatit Mbretëror.