‘Mos qaj mami’, Dajana Shabani pranon largimin nga emisioni

Sot ishte puntata e fundit e emisionit të mëngjesit “Ditë e re” që transmetohet në Ora News. Vajza e Dajanës, Malena ishte sot e ftuar speciale, por vogëlushja pasi nuk është mësuar me kamerat nisi të qante.

“Mos qaj mami, pse qajnë vajzat e forta? Sot duhet të qaja unë dhe qan ti mi mam?”, i tha Dajana të bijës duke konfirmuar kështu zërat se nuk do ta shohim në sezonin tjetër të emisionit.

Së fundmi në media është përfolur se vendin e Dajanës dhe Besmirit do ta marrin Arjola Shehu dhe Kelvi Kadili.

Share With:
Translate »
964 Views