Princi Harry mesazh familjes mbretërore: Kërkojini falje Meghan-it
Princi Harry ka kërkuar që Familja Mbretërore t’i kërkojë falje gruas së tij Meghan në një intervistë të publikuar së fundmi.
“Ju e dini se çfarë bëtë, dhe pse e bëtë. Tani që jeni kapur, tregohuni të drejtë”, thotë Harry.
Duka i Sussex u shpreh se nëse njerëzit do të kishin dëgjuar kur foli për herë të parë për shqetësimet e tij, ai dhe gruaja e tij nuk do të kishin një përçarje me familjen e tij.
Harry i bëri këto komente në një intervistë me Daily Telegraph të kryer para lançimit të autobiografisë së tij Spare, e cila ka patur rekorde shitjesh.
Nuk është bërë e qartë se për çfarë kërkon falje nga familja e tij, por Harry në të kaluarën ka folur për anëtarët e familjes mbretërore që kanë qenë kundër marrëdhënies së tij me gruan e tij.