Princi Harry ndjek gjurmët e së ëmës, viziton zonën e minuar në Angola

Duka i Sussex sot ndoqi gjurmët e nënës së tij, ndërsa përshkoi një fushë pjesërisht të pastruar nga minat.

I veshur me jelekun dhe maskën e sigurisë në fytyrë, princi Harry, përshkoi fushën, bashkë me forcat e tjera.

Zonën ku ishte Harry, në Angola e vizitoi dhe princeshë Diana në vitin 1997, një nisëm kjo për të nxitur botën që të ndalonte minat, shkruan dritare.net

 

Rreth 22 vjet pasi nëna e tij princesha Diana përshkoi fushën e minuar dhe bëri thirrje për një ndalim global të minave, Harry-t iu kërkua të çmontonte një minë, shpërthimi i së cilës ishte nën kontroll. Dhe ai e bëri, sigurisht që me profesionistët në kokë.

Share With:
Translate »
387 Views