Princi Louis e bën krenar Mbretin Karl III për një arsye të veçantë

Princesha Kate zbuloi një nga projektet më të fundit shkollore të Princit Louis teksa vizitoi një shfaqje lulesh. Ajo mori pjesë me studentët në një piknik për fëmijë dhe ata diskutuan se sa shpejt rriten luledielli.

Në fakt, Kate iu referua Princit Louis, duke shpjeguar: “Louis rrit fasule në shkollë. Ai i vendos ato në një filxhan dhe shikon rrënjët të rriten.”

Dashuria për kopshtarinë është trashëguar nga Mbreti Karl III. Gjyshi i Louis lufton për mbrojtjen e mjedisit, ndërsa -në një intervistë që ai kishte dhënë, Karli III zbuloi se dashuria e tij për rritjen e perimeve të tij buron që nga fëmijëria.

“Unë dhe motra ime kishim një kopsht të vogël perimesh. Ne u argëtuam shumë duke u përpjekur të rritnim domate pa sukses,” shpjegoi ai.

Share With:
Translate »
51 Views