Princi William dhe Kate Middleton përgatiten për hakmarrje ndaj Harryt, para kurorëzimit të mbretit
Princi William dhe Kate Middleton janë fryrë me deklaratat e Princit Harry dhe po përgatiten për hakmarrje para kurorëzimit të mbretit Charles. Princi i Uellsit përshkruhet në autobiografinë “Spare” se ishte i dhunshëm (i vuri duart mbi të vëllain e tij) dhe ajo ishte konfliktuale (i dërgoi mesazhe të bezdisshme Meghan Markle para dasmës). Në ceremoninë e majit në Londër ata do të donin t’i linin jashtë kunetërit. Nëse Dukët e Sussex-it do të merrnin pjesë, ata nuk kanë asnjë rol në kurorëzimin.
Edhe pse Princi William, 40 vjeç dhe Kate Middleton, 41 vjeç, kanë humbur disa pikë në opinionin anglez dhe atë amerikan pas deklaratave të Princit Harry në “Spare”, ata mbeten ende mbretërit që pëlqehen më shumë. Por tani mund të dilnin në terren për të penguar ardhjen e “Sussex” në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles.
Kate Middleton ishte më e prekura nga ajo që tha Princi Harry. Princi William i dinte rrugët e vëllait të tij dhe megjithëse nuk priste shumë zbulime, pritej një reagim. Princesha dhe Princi i Uellsit ishin të lënduar që u përmendën në “Spare” si përgjegjëse për zgjedhjen e veshjes së uniformës naziste të Harry-t dhe si fajtorë që e bënë Meghan Markle të qajë para dasmës.
Kate Middleton mendoi se do të merrte më shumë miratim nga Sussex-ët duke pasur parasysh rolin e saj “diplomatik” që luante në familje. Disa orë pas publikimit të autobiografisë, në një vizitë në një qendër të shëndetit mendor, Princesha e Uellsit kishte thënë: “Terapitë nuk funksionojnë për disa njerëz. Ato nuk janë për të gjithë.” Dhe menjëherë u hamendësua se e kishte fjalën për kunatin e saj.
Duket pothuajse e sigurt që Princi Harry dhe Meghan Markle do të jenë të ftuar në ceremoninë e kurorëzimit, por Princi William dhe Kate Middlleton do të bënin maksimumin për t’i penguar ata të ekspozoheshin në media dhe të mos shfaqen me familjen mbretërore në ballkon. Mbreti Charles do të anonte më shumë drejt një versioni më të dashur duke pritur fëmijët e tij pranë.
Princi Ëilliam dhe Kate Middleton do të dëshironin që t’i hiqej titulli i dukës Princit Harry dhe Meghan Markle pasi hoqën dorë nga shërbimi i Kurorës. Pasi jepet, është e vështirë ta heqësh atë, sepse nevojitet ndërhyrja e Parlamentit. Por princat e Uellsit po punojnë për të.
Përplasja bëhet edhe më e ashpër në terrenin e Lojërave Invictus, lojërat paraolimpike për veteranët e luftës, mbrojtësi i të cilave është Princi Harry. Pas deklaratave të rënda në “Spare” që flet për vrasjen e talebanëve, organizatorët e Lojërave Invictus do të ishin distancuar nga Duka i Sussex. Po sikur Harry të zëvendësohej nga Princi William? Do të ishte goditja më e rëndë për vëllain e vogël.