Ka skena intime dhe sensuale, Ermal Mamaqi tregon si ra dakord Iliri për rolin e vajzës së tij Emily-t

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ku ka folur për projektin e tij më të rri që pritet të publikohet në Tetor të këtij viti. Bëhet për filmin dramatik “Të munguarit”, ku pjesë e tij është dhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily. Ajo ka një rol ku duhet të improvizojë disa skena intime me të dashurin e saj në film dhe për këtë gjë, moderatorja Orinda Huta, e pyet Ermalin se si ra dakort Ilir Shaqiri.

Orinda Huta: Keni pasur momente humori?

Ermal Mamaqi: Kjo po më mungon se spo bëhet humor fare, këta sdinë fare të bëjnë humor.

Orinda Huta: Domethënë të kanë futur në gjendje dramatike ë?

Ermal Mamaqi: Gjithë ky organizim, domethënë kushton 1 milion Euro ky si investim dhe mos bësh një çikë humor?!

Orinda Huta: Një çikë dasmë!

Ermal Mamaqi: Po hiç ore fare, kështu serioz, po, po.

Orinda Huta: Sa i përket skenave në film, shikojmë në mini trajlerin që keni bërë aktualisht, shohim Emilyn në disa skena sensuale, njëkohësisht intime me aktorin tjetër.

Ermal Mamaqi: Po me Samuelin.

Orinda Huta: Sa ka qenë dakort Ilir me këtë se ti e ke dhe mik?

Ermal Mamaqi: Të zbuloj ca kështu, poshtë tavolinës. I pari që ia kam treguar filmin para se tja them Emilyt, ia kam thën Ilirit. Ilir është ky këtu, kemi ca skena. Kishim ca skena të forta, i hoqëm dhe kamë ca puthje dhe Iliri tha ok dhe Emily e mori vesh që po bëhet një projekt i tillë.

Orinda Huta: Sa do zgjasin xhirimet?

Ermal Mamaqi: Janë 5 javë, 3 janë në Shqipëri dhe 2 janë në Genova Itali dhe e gjithë pjesa post produksion do bëhet përsëri në Itali, në Romë.

Share With:
Translate »
205 Views