Princi William ‘hap thesin’: Cili është fëmija më mistrec i shtëpisë?

Duke u bazuar në sjelljet e saj në publik dhe tipin çapkën, të gjithë do të mendonit se princesha Charlotte është më mistrecja e shtëpisë.

Megjithatë, e keni gabim! Në një intervistë së fundmi, princi William nuk i ka shpëtuar disa pyetjeve për fëmijët e tij.

Cili prej dy princërve dhe princeshës është më mistreci? Në fakt qenkan të tre, megjithëse djemtë duken njëri më i urtë se tjetri.

“Njëri është më mistrec se tjetri”- tregoi William për fëmijët e tij.

Duke qenë se është më i vogli, princit Louis ia kishim ‘mirëkuptuar’ rrëmujën, mirëpo duket se princi George s’pyet shumë në shtëpi.

Lëre pastaj princeshën Charlotte, e cila është e njëjta si në publik, ashtu edhe në shtëpi. Shpesh ajo është fotografuar duke përqeshur paparacët, duke mos i dëgjuar fjalën prindërve e madje duke ‘përzënë’ të ftuarit.

Merreni vetë me mend ç’heqin Kate dhe William me tre mistrecë në shtëpi!

Lëre pastaj princeshën Charlotte, e cila është e njëjta si në publik, ashtu edhe në shtëpi. Shpesh ajo është fotografuar duke përqeshur paparacët, duke mos i dëgjuar fjalën prindërve e madje duke ‘përzënë’ të ftuarit.Lëre pastaj princeshën Charlotte, e cila është e njëjta si në publik, ashtu edhe në shtëpi.

Share With:
Translate »
391 Views