Prindër, mbroni fëmijët nga interneti!
Keshilla per Prinderit:
1. Mesoni gjthcka mundeni mbi kompjuterat, Internetin dhe teknologjite qe lidhen me to
Mundohuni ti shtoni njohurite nepermjet praktikes.
Kerkojini femijeve t’ju demonstrojne se cfare bejne ata online.
2. Komunikoni me femijet
Gjeni kohen qe te diskutoni me ta shqetesimet e tyre. Percaktoni dhe bini dakort per rregullat/kushtet
e perdorimit te internetit.
Kuptoni nevojat e tyre.
Caktoni pritshmeri reale
3. Vendoseni kompjuterin ne nje vend ku kalohet shpesh, dhe jo ne dhomen e femijes, apo nje zone
te vecuar.
4. Sigurohuni qe femijet te mos vendosin te dhena te detajuara personale kur plotesojne “profile”
online, dhe te shmangin aksesin e tyre nga te tjeret.
5. Mbajini TE GJITHA llogarite online ne emrin tuaj, jo te femijes.
6. Mbani te gjitha te dhenat e login te femijes online (username dhe password)
Sigurohuni qe username te mos kete informacion per identitetin e femijes (psh, sara16).
7. Konsideroni perdorimin e programeve per manaxhimin e Kompjuterave/Internetit:
Nivele aksesi sipas moshes – Kjo lejon vendosjen e disa niveleve te aksesit per antaret e familjes.
Filtrimi dhe Bllokimi (hyres apo dales)
Kufizimet me orar te perdorimit (nepermjet Firewall te modemit)
Prinderit mund te shikojne te dhena (log) qe detajojne faqet e vizituara, faqet e bllokuara, sesione
chat-i, etj
8. Kontrolloni periodikisht historikun e faqeve te hapura, skedaret e perkohshem te Internet dhe
kerkimet me fjale kyce qe mund te kete bere femija. Gjithashtu fakti qe keto mund ti kete fshire
mund t’ju vere ne dyshim.
9. Vendosini Kontrollin Prinderor
10. Blog-et, Mesazhet, Chat-i, Email. Cfare eshte e arsyeshme?
Nen 8 vjec – Femijet nuk duhet te perdorin asnjeren prej ketyre, me perjashtim te email vetem drejt
adresave te aprovuara nga ju.
8-10 – Nese i lejoni Mesazhet dhe Chat, sigurohuni qe vetem dergues te aprovuar nga ju mund ti
dergojne femijes tuaj. Mos lejoni Blog!
10-12 – Jepini me teper privacy, persa kohe qe eshte me njerez te njohur. Bllokoni te gjithe derguesit,
pervec atyre te besueshem. Perseri mos lejoni Blog!
13-15 – Respektojani privacine akoma me teper. Lerini dore me te lire per mesazhe, email, chat dhe
blog. Megjithate kontrolloni qe listat e miqve te mos kene “miq te miqve”.
16 and siper – Perfshirja e prinderve veshtiresohet, ne rast se themelet e komunikimit nuk jane
vendosur paraprakisht.
Ne rast se e kane fituar besimin tuaj, ju duhet ta tregoni besimin tek ata.
Nese jo, fikeni kompjuterin dhe hiqjani celularin apo Xbox-in.
11. Shenjat paralajmeruese. Duhet te shqetesoheni nese femija:
Qendron shume gjate online.
Merr telefonata, email, apo edhe dhurata nga persona qe ju nuk i njihni.
E nderpret me shpejtesi aktivitetin online ne momentin qe ju afroheni.
Perdor fjale te reja te moshes, ka njohuri te papershtatshme mbi seksin, fillon te rrije larg nga familja
dhe shoqeria.
Fillon te perdore username te ri, apo llogari online qe i perket dikujt tjeter, etj.
Nuk pranon te diskutoje aktivitetet e veta apo shqetesimet qe ju ngrini.
12. Keshilloni femijet qe te kene mire parasysh:
Dalloni teknikat qe perdorin keqberesit online per te mashtruar viktimat e tyre.
Refuzoni kerkesat per te dhena personale
Reagoni me vendosmeri kur gjendeni ne nje situate jo-komode online. Dilni nga programi, dhe fikni
kompjuterin.
Raportoni tek prinderit cdo kontakt te dyshimte apo te rrezikshem qe ju ben te ndjeheni keq.
WirNET