Prindërit e harruan në makinë, 8-vjeçarja ndërron jetë nga asfiksimi

Raste të tilla janë të përsëritura në të gjithë botën. Prindërit shpesh i harrojnë fëmijët brenda dhe kur kujtohen është shumë vonë. Ka edhe nga ata që i lënë me koshiencë dhe dalin për tu argëtuar ose mbaruar punët.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në mesditën e djeshme në një lagje rome në Halandri, Greqi. Lajmi është bërë i ditur dje, e premte, përmes mediave greke.

Mediat vendase bëjnë me dije se një vajzë 8-vjeçare është gjetur një braktisur dhe pa ndjenja në një makinë nga një kalimtar.

Sapo vajza u dërgua në spital, aty u konstatua se kishte ndërruar jetë nga të nxehtit. Prindërit e saj, një 27-vjeçare dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u ndaluan nga forcat e rendit.

Ata u u dërguan të dy në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja u fut në automjet dhe sa orë qëndroi aty.

Deri tani asnjë njoftim zyrtar nga policia, nuk dihet as sa ishte temperatura brenda makinës në momentin që u gjet 8- vjeçarja.

Share With:
Translate »
44 Views