Prindërit e Sabrinës kërkojnë t’i hiqet kujdestaria e vajzës babait vrasës

Prindërit e 23-vjeçares Sabrina, Partizan dhe Valentina Bengaj kanë paditur në gjykatën e Fierit vrasësin e vajzës së tyre, Elton Metaj, duke kërkuar t’i hiqet kujdestaria e vajzës së mitur, N.Bengaj.

Padia është dorëzuar në gjykatën e rrethit Gjyqësor Fier nga avokati Saimir Visha. Prindërit e të ndjerës kanë kërkuar të kujdesen vetë për mbesën e tyre.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi me 10 Shtator, ku Metaj shkoi me kallash në dorë në shtëpinë e ish-shoqes dhe e vrau pamëshirshëm. Arrestimi i tij u bë i mundur disa orë pas vrasjes, në një zonë rurale.

Burimi: “Abc News”\

 

Share With:
Translate »
176 Views